MAGAZINË /

‘Je shumë i bukur’, Danja tregon reagimin e partnerit të saj pas komplimentit që i bëri Ledionit

Shkruar nga Versus
‘Je shumë i bukur’, Danja tregon reagimin e partnerit të
Ledion Liço/ Danja dhe i partneri i saj Redioni

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania ka rrëfyer detaje nga momentet pas daljes së saj nga ky format dhe bisedat me partnerin e saj.

E pytur nga Heidi se çfarë kanë diskutuar pas daljes, Danja u shpreh se 'më kanë thënë për këto lajmet e mdryshme që kanë qarkulluar, folëm për gjithçka që ka ndodhur brenda edhe shumë dashuri normalisht.’’

Gjithashtu nuk u la dhe pa u prekur momenti shumë i përfolur kur Danja komplimentoi moderatorin Ledion Liço duke i thënë ‘je shumë i bukur’.

Sipas Danjas, Redioni i dashuri i saj  ka marrë situatën me qetësi dhe dashuri dhe nuk është ndikuar nga lajmet që qarkullonin.

Nga ana tjetër, tensionet mes Danjës dhe G Banit duket se vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë.

Pyetur nëse do donte një shoqëri me Danjën jashtë, G Bani u shpreh prerë:

"Shoqërinë e Danjës e doja brenda në lojë. Danja jo vetëm që nuk deshi shoqëri, por ishte shumë agresive ndaj meje aty brenda. Prandaj nuk kam nevojë për shoqërinë e saj jashtë."

Gjithashtu, u përmend fakti që Redi ka kontaktuar prindërit e G Banit pas përplasjeve që ndodhën mes tyre në shtëpi. Lidhur me këtë, G Bani komentoi:

“Është diçka që mendoj e ka bërë me të drejtë dhe në shumë mënyrë shumë dinjitoze."

Debatet dhe dinamikat që kanë nisur brenda shtëpisë, duket se po vazhdojnë edhe në jetën reale, duke treguar se për disa ish-banorë, lojërat dhe konfliktet nuk janë mbyllur ende me përfundimin e formatit.

Tags:

bbva4

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: