MAGAZINË /

Kartona të kuq dhe grintë, Arsenali humbet kreun e Premier Ligës! Barazon në shtëpi (VIDEO)

Shkruar nga Versus
Kartona të kuq dhe grintë, Arsenali humbet kreun e Premier Ligës!
Momenti kur Rice del nga fusha

Arsenali ka humbur kreun e renditjes në tabelën e Premier Ligës ku nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Brighton.

Të dyja skuadrat luajtën një ndeshje me ritëm ku pati edhe kartona të kuq ndërsa rezultati final përfundoi në 1:1.

Fillimisht ishin vendasit e Arsenalit atë të cilët zhbllokuan ndeshjen me golin e Kai Havertz në minutën e ’38 ndërsa minuta e 49-të rezultoi fatkeqe për topçinjtë pasi mbetën me 1 lojtar për shkak të ndëshkimit të Rice me karton të kuq.

Goli i barazimit u shënua nga Joao Pedro në minutën e 58-të duke e vendosur Brighton dhe Arsenal-in në krye të Premier Ligës duke ndarë vendin e parë. Për të parë golat e shënuar mund të klikoni KËTU. Versus.al

Poll