Debatet mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania sa vijnë e rëndohen edhe më shumë. Pasi Gerta Gixhari u skualifikua por arriti të rikthehej në shtëpinë e BBVIP edhe pse i derdhi gotën me alkool në sy Gjestit, ky i fundit është përballur edhe me Jozin.
Pas emisionit të mbrëmjes së djeshme, gjatë darkës Jozi ka vijuar duke i kërkuar llogari Gjestit për veprimet e tij në dasmën e improvizuar edhe pse ishte Gerta ajo që i hodhi alkool këngëtarit në sy.
Teksa debatonte me Gjestin, Jozi nuk i kurseu ofendimet e vazhdueshme ndaj tij, por këtë herë duke kaluar edhe në një nivel tjetër.
“Vetëm një kopil shkine, mund ta bëjë atë që ke bërë ti”- tha Jozi.
Si të mos mjaftonte kjo, më pas ai edhe ia këndoi në fytyrë Gjestit këngën që shqiptarët e Kosovës e kanë për armiqtë serbë. Fyerje të tilla kanë nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë persona kërkojnë largimin e Jozit duke e konsideruar këtë si nxitje e përçarjes. Versus.al







