
Ish-banorja e Big Brother Vip, Juliana Nura ka konfirmuar më në fund se ka nisur një lidhje të re.
Në një video të publikuar së fundmi në TikTok duke ushqyer qenin, ajo ka marrë disa komente.
Në video, Xhuli e mban qenin mbi shtrat dhe një komentues i thotë “fli me burrë, krijo familje e hiqe qenin”, fjalë që ish-konkurrentja s’ua ka kursyer përgjigjen.
“Normale që kam një burrë që e dua dhe më do, edhe fëmijë kismet bëjmë… veç derisa na rrok…por po kënaqemi njëherë me njëri-tjetrin”
Me përgjigjen e saj, Xhuli më në fund pranoi lidhjen e cila është përfolur shumë në mediat rozë. Ndërkohë që fansat e saj janë në pritje të fotos së parë të çiftit. /Versus.al







