
Këngëtari dhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi feston sot përvjetorin e tij të lindjes.
Artisti i lindur në Tiranë mbush sot 42 vjeç.
Flori njihet si një prej kompozitorëve dhe këngëtarëve më të mirë shqiptarë. Ai ka marrë çmime në festivale të ndryshme shqiptare si VFM, Kënga Magike, Top Fest, etj. Viti 2018 ishte shumë i sukseshëm për artisitin sepse u shpall fitues i Këngës Magjike dhe personazhi i atij viti.

Veprat e tij kanë zgjuar interes të madh tek publiku shqiptar dhe jo vetëm, por tanimë projektet e tij nuk gjenden në kanalet zyrtare. Ato figurojnë vetëm në platforma të tjera të ndryshme.
Së fundmi në fakt artisti ka qenë shumë larg syrit të publikut duke mos bërë të ditur asgjë nga jeta e tij personale dhe ajo artistike.
Zërat dhe thirrjet për rikthimin e tij kanë qenë të shumtë, por nga artisti s’ka patur asnjë reagim.
Urimet për ditëlindjen e artistit nuk kanë munguar, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë i Arbana Osmanit.
Moderatorja ka publikuar një video ku shfaqet Flori dhe djali i saj duke kënduar dhe shijuar ritmet e muzikës.
Arbana ka uruar artistin dhe ka shkruar se mezi po e pret rikthimin e tij në muzikë.
'Kthehu shpejt, na mungon!', shkruan ndër të tjera moderatorja./ Versus.al







