
Ledjona Xheladinaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé”, në T7, në Kosovë, nga i cili ka ndarë me publikun disa prej përjetimeve të saj si nënë, por edhe lidhjen që ka me vajzën.
Gazetarja, gjithashtu, foli edhe për raportin me publikun, në mënyrë të veçantë për atë të Kosovës.
Ajo shprehu një ndjesi të veçantë për shqiptarët e Kosovës, duke thënë: “Më duket sikur ju kosovarët na doni më shumë”. Në intervistë, ajo theksoi lidhjet e forta kulturore dhe emocionale që ekzistojnë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, por nuk është pajtuar kurrë me ndarjen Kosovë-Shqipëri.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” zbuloi para pak kohësh se është në një lidhje të re dashurie.
Madje ajo tha se është e lumtur për këtë marrëdhënie, të cilën e quajti “të bukur”.
Gjithashtu ajo ka postuar edhe video me trëndafila të kuq, duke lënë të kuptojë se partneri i saj është romantik. Por së fundmi, gazetarja i ka vënë pikat mbi ‘i’ dhe ka konfirmuar lidhjen./Versus.al







