MAGAZINË /

Ledjona Xheladinaj reagon për herë të parë pas aksidentit të rëndë: Lutem të ringrihem shumë shpejt

Përmes një postimi në Instagram Story, Ledjona shprehet falënderuese ndaj Zotit që shpëtoi nga aksidenti.

Shkruar nga Versus

Ledjona Xheladinaj reagon për herë të parë pas aksidentit

Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj, ka reaguar për herë të parë pas aksidentit të rëndë rrugor që pësoi disa ditë më parë në Dibër.

Përmes një postimi në Instagram Story, Ledjona shprehet falënderuese ndaj Zotit që shpëtoi nga aksidenti, ndërsa thotë se do të rikthehet sërish ashtu sikur se ka qenë më parë me buzëqeshje.

'Unë do rikthehem gjithmonë kështu -Faleminderit ZOT -Faleminderit për qindra mesazhe nga ju Lutem të ringrihem shumë shpejt 1MIn herë faleminderit që keni qënë pranë në ditët e mia më të vështira, Ju dua me zemër”, ka shkruar Ledjona në Instagram.

Ledjona Xheladinaj reagon për herë të parë pas aksidentit

Gazetarja rreth dy ditë më parë pësoi një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës dhe me sa është bërë e ditur deri më tani në media po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Traumës./Versus.al

Poll