MAGAZINË /

Loredana Brati hap një faqe të re në karrierën e saj, duke iu bashkuar emisionit “Për’puthen”.

Ndryshe nga konkurrentët apo të ftuarit e zakonshëm, Loredana do të ketë një rol të veçantë. Ajo do të shërbejë si trajnere dhe mentore e djemve pjesëmarrës, duke i këshilluar për sjelljen, stilin e veshjes dhe mënyrat e krijimit të marrëdhënieve të qëndrueshme.

Shkruar nga Versus
Loredana Brati hap një faqe të re në karrierën e saj, duke
Loredana Brati

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, po nis një kapitull të ri në televizion.

Pas eksperiencës në reality show dhe më pas si pjesë e panelit të “Goca dhe Gra”, këtë sezon ajo do t’i bashkohet programit të dashurisë “Për’puthen” në Top Channel.

Ndryshe nga konkurrentët apo të ftuarit e zakonshëm, Loredana do të ketë një rol të veçantë. Ajo do të shërbejë si trajnere dhe mentore e djemve pjesëmarrës, duke i këshilluar për sjelljen, stilin e veshjes dhe mënyrat e krijimit të marrëdhënieve të qëndrueshme.

Me energjinë dhe eksperiencën e saj televizive, synimi i Loredanës është të ndihmojë në formimin e çifteve të vërteta dhe historive të dashurisë që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

Ky rol i ri është pritur me shumë kureshtje nga ndjekësit e saj, të cilët presin ta shohin në një dimension ndryshe, tashmë si udhërrëfyese të dashurisë.

Poll