Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit “Stresi”, pavarësisht se në arrati prej kohësh është tepër aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi ai ka bërë një reagim mbi emisionin e “Big Brother VIP Kosova” duke e krahasuar atë me një tjetër reality shoë si “It’s my home’’ dhe shton se këta banorë nuk janë VIP pasi sipas reperit ai nuk njeh asnjë nga ata aty perveç Rezart Veleshnjas, i cili njihet si aktor humori.
“VIP, vetëm 1 deri më tani, Rezart Veleshnja, më reali nga të gjithë,” shkruan Stresi.
Ndër të tjera ai shton: “Prej 2008 që kam dalë dhe kam shëtitur të gjithë Kosovën e deri në 2024, këta VIP si njoh, po ju a i njihni?”
“Sa për opinionitët e keni dh*, nuk dinë të lidhin dy fjalë. Ky nuk është Big, ky është I’ts my home”, përfundon reperi në postimin e bërë në Instagram. Versus.al