MAGAZINË /

'Më rrihnin të gjithë' , përlot Mehdi Malkaj me historinë e babait: Erdhi në shkollë dhe i tha mësueses...

Shkruar nga Versus
'Më rrihnin të gjithë' , përlot Mehdi Malkaj me
Mehdi Malkaj

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj i ftuar në Top Story për për të folur për vrasjen e 14 vjeçarit ka rrëfyer dhe një moment për marrëdhënien me babain e tij. Aktori tregoi se nuk dëshironte të shkonte në shkollë kur ai ishte në fillore pasi rrihej nga shokët e klasës. 

“Babain e kisha shumë të urtë. Ai ishte pothuajse i heshtur. Nuk shkova në shkollë një ditë, isha në klasën e parë apo të dytë, isha i mërzitur. Babai më pa e më tha:

Pse nuk shkon në shkollë more bir?

Nuk shkoj më.

Po pse?

Po mua më rrahin të gjithë.

Kush të rreh?

Të gjithë, kush më del përpara.

Sepse unë shkruaja shkruaja me dorën e majtë. Atehere ishte me penë dhe me bojë dhe kur vija të rreshti i dytë fshija të parën. “Do shkosh sot dhe nuk do shkosh më”, më tha babai.

Babai vjen në klasë dhe i tha mësueses do të bëjmë një pyetje: “po sikur djali im të mos e ketë dorën e majtë fare, quhet sakat?” “Të lutem, se jemi në mësim”, tha mësuesja. “Për mësim e thashë dhe unë”, i tha babi. 'Po' i tha mësuesja. “Pse ma bën djalin sakat, atëherë ”,  mësoji dorën e majtë djalit, i tha babai dhe iku”, rrëfeu aktori Malkaj./Versus.al

 

Poll