MAGAZINË /

Media serbe 'spiunon' shqiptarët në mes të Tiranës: Ja si po përgatiten për ndeshjen kundër Serbisë

Gazeta e përditshme serbe “Kurir” publikoi video dhe foto nga stërvitja, duke pranuar hapur se ndoqi seancën jashtë zonës së lejuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Shkruar nga Versus
Media serbe 'spiunon' shqiptarët në mes të
Pamje të publikuar nga media serbe

Një ngjarje e pazakontë shoqëroi seancën e fundit stërvitore të Kombëtares shqiptare, ku përveç gazetarëve vendas, u vunë re edhe përfaqësues të mediave serbe.

Gazeta e përditshme serbe “Kurir” publikoi video dhe foto nga stërvitja, duke pranuar hapur se ndoqi seancën jashtë zonës së lejuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një artikull me titull provokues “Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës”, media serbe jo vetëm pranon ndjekjen e stërvitjes, por e paraqet këtë si një “sukses”, duke dhënë detaje mbi punën taktike të trajnerit Silvinjo dhe përgatitjet e ekipit kuqezi për ndeshjet e ardhshme.

Ky veprim ka ngjallur shqetësime serioze për masat e sigurisë në kampin stërvitor të Shqipërisë, pasi ende nuk dihet si u lejua që gazetarët serbë të qëndronin për një kohë të gjatë pranë fushës pa u ndaluar nga stafi përgjegjës.

Videoja e publikuar nga media serbe Kurir:

 

 

Poll