MAGAZINË /

Meloni "ulërimë stadiumi" pas performancës së Bocelit, çudit lideret e G7

Në fund të arias së romancës më të famshme nga opera Turandot Giorgia Meloni u pa duke duartrokitur e përgëzuar përformancën me një ulërimë dhe një gjest dramatik të dorës

Shkruar nga a.b.

Meloni "ulërimë stadiumi" pas performancës së

Giorgia Meloni është kthyer në një personazh shumë të dashur gossip javën e fundit. Pas shikimit të “çuditshëm” për Macronin, një tjetër veprim i saj ka marrë sërish vëmëndje të gjerë mediatike. Një “ulërimë stadiumi” në fund të një performance të Andrea Bocellin, po bën xhiron e rrjetit këtë të shtunë.    

"Do të fitoj në agim!" Në fund të arias së romancës më të famshme nga opera Turandot Giorgia Meloni u pa duke duartrokitur e përgëzuar përformancën me një ulërimë dhe një gjest dramatik të dorës, gjë që ka lënë kryeministrin britanik Rishi Sunak pranë saj dukshëm të habitur. Nga ana tjetër kamera ka fiksuar dhe Joe Biden me sytë mbyllur, duke dremitur ose shumë të fokusuar në Opera.

Meloni "ulërimë stadiumi" pas performancës së

Ky ishte kulmi i performancës së Andrea Bocellit, në mbrëmjen finale të G7, në Borgo Egnazia. Një aktivitet ku morën pjesë edhe të ftuarit e tjerë të samitit, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Bocelli shoqërohej nga violinistja italo-ukrainas Anastasiya Petryshak.

Poll