MAGAZINË /

“Mendova se do paralizohesha”/ Ledjona Xheladinaj flet për aksidentin dhe partnerin e saj: I jam mirënjohëse!

Gazetarja është shprehur se ishte në panik pasi mendonte se ishte paralizuar se nuk po i ndjente këmbët.

Shkruar nga Versus

“Mendova se do paralizohesha”/ Ledjona Xheladinaj flet për

Ish-banorja e Big Brother Vip3 Lediona Xheladinaj ka folur për herë të parë në lidhje me aksidentin e ndodhur vitin e kaluar teksa po xhironte emisionin e saj në Dibër.

Gazetarja është shprehur se ishte në panik pasi mendonte se ishte paralizuar se nuk po i ndjente këmbët. Ajo shton më tej se i është dashur 6 javë rregjim i detyruar për t’u rimëkëmbur.

“Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizoba se nuk po ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time. Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve”. u shpreh Xheladinaj për ‘Live From Tirana’  në Top Albania Radio

Gjithashtu ajo foli dhe lidhjen e saj ndonëse pa dhënë shumë detaje por shprehu mirënjohjen për personin e zemrës i cili i kishte qëndruar pranë gjatë peridhës së vështirë që ajo kaloi.

“Nuk kam asnjë ndrojtje që ta them. Jam e lumtur. Personi që më ka qëmdruar më shumë afër gjatë kësaj periudhe ka qenë personi i zemrës. I jam mirënjohëse. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë sot.”u shpreh Xheladinaj./Versus.al

Poll