MAGAZINË /

Mozzik një unazë për Lotinën? Ja veprimi i reperit në "Sunny Hill Festival"

Mozzik ka bërë publike edhe marrëdhenien e tij me bukuroshen Lotina Harizin, e cila ka qenë jo pak e komentuar

Shkruar nga Versus
Mozzik një unazë për Lotinën? Ja veprimi i reperit në
Mozzik dhe Lotina Haziri

Reperi i njohur, Mozzik është kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes të mediave rozë. Ai ka ardhur me risi të reja në jetën e tij artistike, por edhe në atë personale.

Reperi ka publikuar albumin e tij më të ri, “Mërgimstar”, duke bërë kështu edhe një rikthim të bujshëm në industrinë muzikore.

Sakaq, Mozzik ka bërë publike edhe marrëdhenien e tij me bukuroshen Lotina Harizin, e cila ka qenë jo pak e komentuar.

Artisti ka performuar mbrëmjen e djeshme në “Sunny Hill Festival”, i shoqëruar nga partnerja e tij,  ashtu si çdo herë tjetër. Ajo madje publikoi një video të tij në skenë që Mozzik e ripublikoi në Instagramin e tij . Bashkangjitur vendosi edhe emojin e një unaze.

Rikujtojmë se para pak kohësh ai e konsideroi Lotinën në një intervistë si “Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë”, prandaj nëse ata do e çonin lidhjen e tyre në një nivel tjetër nuk do përbënte habi.

Mozzik një unazë për Lotinën? Ja veprimi i reperit në

Por a ishte vendosja e emojit të unazës një shenjë nga çifti?!/ Versus.al

 

Tags:

mozzik lotina

Poll