MAGAZINË /

Muzika shqiptare në zi, gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

Shemi ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, një artist që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e këngës sonë kombëtare.

Shkruar nga Versus

Muzika shqiptare në zi, gjendet pa shenja jete Shemi i grupit

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e muzikës shqiptare. Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, është gjetur pa jetë, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe admiruesit e tij.

Shemi ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më përfaqësues të muzikës shqiptare, një artist që la gjurmë të thella në historinë e këngës sonë. Ai do të kujtohet veçanërisht si interpretuesi që i dha shpirt njërës prej këngëve më emblematike shqiptare, “Xhamadani vija vija”, e cila u shndërrua në simbol kombëtar dhe u këndua brez pas brezi.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë i ditur nga media online Reporteri, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.

Poll