Karim Benzema krijoi një miqësi të ngushtë me Vinicius Jr. kur ai mbante të veshur fanellën e Real Madridit.
Ata fituan së bashku Kupën Evropiane 2022. I ftuar në një program spanjoll, Benzema analizoi Topin e Artë që fitoi Rodrigo Hernandez dhe jo braziliani.
Benzema u shpreh se miku i tij nuk bëhet fjalë për këtë vit pasi miku i tij e meritonte fitoren më herët, pasi sipas futbollistit francez ka punuar shumë.
‘Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë vit. Vinicius gjithmonë ka punuar shumë, jo vetëm duke shënuar gola. Vitin e kaluar kur Madrid ishte kampion, në çdo ndeshje ishte vendimtarë. Nuk ka gjë tjetër veçse Vini e meriton më së shumti Topin e Artë, nuk kam asgjë kundër Rodrit, ai është një lojtar i mirë.’ u shpreh Benzema.
Ndërsa më pas Benzema tregoi se ka folur me Vinicius duke shtuar se ndihet i trishtuar duek shtuar se ai stërvitet rregullisth do një ditë do të fitojë Topin e Artë.
"Dje fola me të. Ai ishte i trishtuar, është normale. Është një djalë i mirë, ai stërvitet rregullisht dhe një ditë do të fitojë" u shpreh futbollisti francez që tani luan në ligën e Arabisë Saudite./Versus.al







