Nëse menduat se drama e Big Brother VIP Albania kishte marrë fund, mendoni sërish. Një video që po bën namin në TikTok na e servir Jozefin Markun – alias Jozi – në versionin e tij më Casanova deri tani. Në një nga klubet e Tiranës, teksa po performon si një Don Juan me mikrofon, Jozi papritur “sulmohet” nga një vajzë misterioze që i hidhet në qafë si në ndonjë skenë filmi spanjoll.
Shpërthimi i fansave? I menjëhershëm.
Komentet po ziejnë: "Është Lori!" – thotë njëra.
“Jo, është thjesht një fanse me shumë guxim... dhe pak gota mbi kokë” – shton dikush tjetër.
Ç’të themi? Jozi i qëndron besnik stilit të vet – pak puthje në BBV, pak përqafime në club dhe shumë mister në TikTok. Këto janë gjërat që mbajnë Shqipërinë gjallë...







