
Këngëtarja e njohur, Elsa Lila javën e kaluar ishte e ftuar në dy podcaste, tek ai i gazetares Arbana Osmani dhe Grida Duma. Tek të dy podcastet rrëfeu detaje mbi jetën e saj, por ajo çfarë u vu re masivisht nga ndjekësit ishte sesa nervoze ishte këngëtarja tek podcasti i Arbana Osmanit.
E pyetur nga një komentues mbi shfaqjen e saj ndryshe në 2 podcastet, këngëtarja sqaron se njëra prej intervistave ishte regjistruar kohë përpara tjetrës. Më tej shton se qetësia e saj lidhet me personin që ka përballë duke thumbuar në këtë mënyrë moderatoren Arbana Osmani.
“Elsa dhe te Grida u duke e vertete, po ishe shume me e qete. Ne fakt jo cdo dite jemi ne humor te mire plus qe nese kete podkast e ke bere pas Arbanes je munduar te vetekorrigjohesh. Vetem fakti qe ti je e ndergjegjeshme qe ne kete bote vetem genjehet, mjafton per shume reagime te tuat. Por gjithsesi intelekti yt eshte per tu admiruar”- thuhet në komentin e ndjekësit.
Përgjigjia e këngëtares:
“Falemnderit per miresjelljen! Ky podcast eshte regjisuar shuuuuume kohe para tjetrit. Qetesia ime ka te beje, ashtu si per sejcilin prej nesh, nga personi qe kemi perballë”. Versus.al
 
 
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       