
Mbrëmjen e sotme, socialistët dorëzuan në KQZ raportin financiar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit teksa rezulton se kanë shpenzuar 1.86 milionë euro për fushatën ku u shpallën fitues.
Partia Socialiste, e drejtuar nga Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit kishte të ardhura 180,021,311 lekë, ose 1.86 mln euro, të cilat ishin të ardhura nga vetë partia dhe të ardhura nga fondet publike.
Ndërsa po ashtu, Partia Socialiste kishte të ardhura jopublike 10,989,608 lekë, ose 110 mijë euro, të cilat përfshihen dhurime nga individë apo biznese të ndryshme. Versus.al
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       