MAGAZINË /

Një fitore në 12 ndeshje, ‘KF Tirana’ shkarkon Bledi Shkëmbin nga posti i trajnerit

Presidenti i klubit, Refik Halili i kërkoi Bledi Shkëmbit ndërprerje të bashkëpunimit pas humbjes me Egnatian.

Shkruar nga Versus

Një fitore në 12 ndeshje, ‘KF Tirana’ shkarkon Bledi

Klubi i Futbollit Tirana, ka shkarkuar Bledi Shkëmbin nga posti i trajnerit pas 12 ndeshjeve të tij në krye të stolit të kryeqytetasve.

Trajneri korçar është laguar nga bardheblutë teksa ambienti nuk është i qetë në klubin më të madh të Superligës. Në 12 javë ai ka arritur vetëm një fitore dhe 11 pikë, vetëm 2 vende nga fundi i klasifikimit.

Këto rezultate të dobëta kanë qenë shkaku i shkarkimit të tij nga posti, pas një takimi “kokë më kokë” që ai pati me drejtuesit e klubit bardheblu. Më herët Shkëmbi ka mbajtur postin e trajnerit të Teutës, skuadër më të cilën arriti rezultate të mira. Versus.al

Poll