MAGAZINË /

Njihni Maldinin shqiptar/ Talenti 18-vjeçar debuton me Arsenalin

Mbrojtësi me origjinë shqiptare Maldini Kaçurri u aktivizua nga trajneri Mikel Arteta në Kupën e Anglisë në sfidën ndaj Boltonit.

Shkruar nga Versus

Njihni Maldinin shqiptar/ Talenti 18-vjeçar debuton me Arsenalin

Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kaçurri, ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit.

18-vjeçari u aktivizua nga trajneri Mikel Arteta në Kupën e Anglisë në sfidën ndaj Boltonit.

Kaçurri mori vendin e Kalafiorit në minutën e 70-të.

Talenti shqiptar është pjesë e të rinjve të Arsenal-t, por për shkak të mungesave të mëdha, Arteta e ka marrë në ekipin e parë. 

Pas disa ndeshjeve në stol, mbrojtësi shqiptar bëri sot debutimin me ekipin e parë. 

Një moment i veçantë për Kaçurrin, që po jeton në ëndërr.

Ai numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17. 

Poll