MAGAZINË /

Nuk ia doli sërish të shkonte në Eurovision, ‘thumbon’ Elvana Gjata: Jeta më ka mësuar…

Shkruar nga Versus
Nuk ia doli sërish të shkonte në Eurovision,
Elvana Gjata pasi mori çmimin e dytë në "Fest 63"

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e tretë të Festitalit të 63-të të Këngës me këngën e saj “Karnaval”. Edhe këtë vit ajo nuk arriti të fitonte duke e humbur sërish mundësinë për të përfaqësuar vendin tonë në “Eurovision 2025”.

Pasi mori çmimin, Elvana falenderoi publikun, ndërsa tha se pavarësisht rezultatit asnjëherë nuk do të dorëzohet për ta arritur qëllimin e saj.

“Faleminderit me zemër dhe mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie dhe 11 herë do ngrihem”, tha Elvana.

Mbrëmjen e djeshme grupi “Shkodra Elektronike” arriti të fitonte vendin e parë me këngën “Zjerm” duke siguruar 143 pikë, 8 pikë më shumë se Elvana. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: