MAGAZINË /

Nuk ka qetësi për gjyqtarin anglez që po thithte pluhur të bardhë, nisin hetimet ndaj tij

Shkruar nga Versus

UEFA ka nisur një hetim ndaj gjyqtarit të Ligës Premier, David Coote.

Më herët, një video u shfaq në internet që tregonte arbitrin 42-vjeçar britanik duke thithur pluhur të bardhë.

Videoja, të cilën Coote ia dërgoi mikut të tij nëpërmjet mesazherit, është regjistruar më 6 korrik, një ditë pas ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë në çerekfinalen e Euro 2024.



UEFA ka njoftuar se ka nisur një hetim për një shkelje të mundshme të rregulloreve disiplinore.

Një inspektor i etikës dhe disiplinës i UEFA-s është caktuar për të vlerësuar veprimet e gjyqtarit.

Për kujtim, Coote aktualisht është pezulluar nga PGMOL-organi përgjegjës për arbitrimin në Angli-pas rrjedhjes së një videoje në të cilën gjyqtari fyen Liverpoolin dhe Jurgen Kloppin.

Pezullimi do të zgjasë deri në përfundimin e hetimeve.

Poll