MAGAZINË /

Parashqevi Simaku për Pirro Çakon: "Ju lutem mos abuzoni..."

Kënga ka ekzistuar në kanalin e “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, e hedhur nga njerëz që nuk kishin lidhje me këtë krijim që pati fituar Festivalin e Këngës në 1988.

Shkruar nga Versus

Parashqevi Simaku për Pirro Çakon: "Ju lutem mos

Pasi ja "hëngren mishin" Parashqevi Simakut, rrjetet sociale dhe mediat ju vërsulën orët e fundit Pirro Çakos, i cili (me të drejtë të Zotit dhe të tijën) mori këngën ‘E duam lumturinë’, një ndër më të famshmet të kënduara nga Simaku dhe e hodhi në kanalin e tij të Youtube, duke qenë se i takon autorësia e kompozimit.

Kënga ka ekzistuar në kanalin e “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, e hedhur nga njerëz që nuk kishin lidhje me këtë krijim që pati fituar Festivalin e Këngës në 1988. Gjatë këtyre viteve ky interpretim i Simakut kishte marrë plot 5 milionë e gjysmë klikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.

Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur pak ditë më parë, në kanali zyrtar i Pirro Çakos.

Ky veprim, mëse i justifikuar i artistit, u keqkuptua nga masa e gjerë që menduan se Pirro hoqi këngën nga kanali i Youtube, duke privuar publikun nga dëgjimi i saj, por në fakt kantautori i njohur gëzon të drejtat e autorësisë dhe thjesht e ka spostuar këngën nga një ‘i panjohur’, tek kanali i tij.

Parashqevi Simaku për Pirro Çakon: "Ju lutem mos

Mbi gjithë aludimet e ngritura online, ka reaguar Elton Ilirjani, i cili shkruan se Parashqevia flet me nota pozitiviteti për kantautorin dhe të atin e tij dhe lutet që të mos abuzohet me emrin e tij: “Ju lutemi mos abuzoni me emrin e Pirro Çako! Kërkesë e Parashqevisë! Ajo e respekton Pirron dhe e kujton me mall atë dhe babain e tij, Gaqo Çako!”

Parashqevi Simaku për Pirro Çakon: "Ju lutem mos

Poll