MAGAZINË /

Parashqevi Simaku rikthehet në skenën e festivalit, prek me mesazhin

Juria profesionale e Fest 63 ka bërë përzgjedhjen e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës.

Shkruar nga Versus

Parashqevi Simaku rikthehet në skenën e festivalit, prek me mesazhin

Nata e tretë e Fest '63, e cila ishte ‘Nata e Nostalgjisë’ u përshëndet nga këngetarja e aq munguar në skenat tona Parashqevi Simaku, e cila ka fituar 2 çmime të para ndër vite.

“Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, që quhet "Dëgjoma këngën". Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të.’, tha Simaku.

Në natën finale kaluan 15 këngëtarë, mes tyre kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion në vitin 2025.  

Këngëtarët dhe titujt e këngëve në natën e katërt finale:

Jet- Gjallë
Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht
Vesa Smolica – Lutem
Stine – E kishim nis
Djemë e detit – Larg
Nita Latifi – Zemrës
Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty
Orgesa Zaimi – I parë
Ardit Çuni – Amane
Algert Sala – Bsoh
Shkodra Elektronike – Zjerm
Lorenc Hasrama – Frymë
Elvana Gjata – Karnaval
Mal – Antihero
Alis – Mjegull

A keni votuar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit?

  • Po, është detyra ime si qytetar i këtij vendi
  • Jo, nuk shikoj asnjë forcë politike të duhur për udhëheqjen e vendit
  • Do votoj më vonë