
Gjesti ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas shpalljes fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Në një InstaStory, këngëtari shfrytëzoi këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë ata që e mbështetën gjatë aventurës së tij në BBV4. Ai theksoi se kurrë nuk e kishte pritur një mori kaq të madhe dashurie nga publiku, gjë që e ka prekur thellë.
Gjesti falenderoi ndjekësit për mbështetje dhe vuri në dukje se kjo eksperiencë do të qëndrojë gjithmonë e paharruar në kujtesën e tij. Ai, për më tepër, nënvizoi se është gati për të hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Postimi i Gjestit:
Po dal prej një eksperience që s'kom me e harru kurrë! S'e kom ditë që jashtë atyne mureve ka me m'prit kaq shumë dashni. Jom tu u ndi shumë i bekum.
Faleminderit për krejt mesazhet, dashninë dhe përkrahjen që ma keni dhon! Prej pamundësisë me ja kthy secilit, po du me ju thonë që jom shumë mirënjohës edhe ju du pafund! Gati për kapitullin e ri.









