
Prej disa javësh, mediat rozë kanë spekuluar për një ndarje të mundshme mes Vesa Lumës dhe Big Bastës. Çifti ka zgjedhur të mbajë privatesinë e tij, duke mos reaguar ndaj zërave në lidhje me situatën.
Megjithatë, së fundmi, Vesa ka vendosur të thyejë heshtjen pas një deklarate emocionuese të bërë nga bashkëshorti i saj gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”.
Në një bisedë, Big Basta zbuloi kuptimin e disa tatuazheve të tij, duke emocionuar të pranishmit.
“Ky trëndafili është djali, ndërsa këto pikat e vesës, janë Vesa. Kur të bëjmë fëmijë tjetër kismet, edhe një trëndafil tjetër”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se familja e tyre mund të zgjerohet së shpejti.
Pas këtij komentimi, Vesa Luma ka reaguar me një emoji zemre në postimin e tij, duke zbuluar kështu se marrëdhënia e tyre është e fortë dhe duke i dhënë fund aludimeve për një ndarje./Versus.al








