
Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal ndezi El Classicon që prej disa ditësh me deklaratat e tij gjatë një interviste ku shprehej i bindur për fitore në Bernabeu.
Përgjatë ndeshjes së djeshme, prania e tij nuk u ndje pothuajse aspak në ndeshje. Pas përfundimit të lojës, ai u sulmua në fushë nga lojtarët madrilenë.
Kapiteni i Realit, Dani Carvajal, kishte diçka për t’i thënë në fund Lamin Jamalit. Mbrojtësi i djathtë me përvojë e kritikoi Jamalin dhe e sulmoi atë para të gjithëve në fund të ndeshjes në mesin e fushës: “Ti flet shumë, hajde të flasim tani” tha ai ndërsa ishin duke u ndarë që të mos konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin nga shokët e skuadrës. Në përplasje u përfshi edhe Vinicius Jr dhe Raphina i cili ka qenë i lënduar dhe prandaj nuk ishte i ftuar për ndeshjen, megjithatë ishte i pranishëm në stadium.
Lamine Jamal ishte në një situatë të vështirë gjatë ndeshjes i rrethuar nga disa lojtarë të Realit dhe kjo është arsyeja pse nuk u pa në këtë ndeshje të madhe në Bernabeu. Kontributi i tij shumë më i madh në ndeshjet e tjera, nuk u pa, madje ai në “El Clasico” ishte “i padukshëm” dhe nuk tregoi asgjë nga lojrat e tij fenomenale, kjo edhe për meritë të mbrojtësit të majtë të Realit, Alvaro Carreras.
Ylli spanjoll me origjinë marokene, i dyti në përzgjedhjen e Topit të Artë këtë vit, la mesazhe motivuese në rrjetet sociale para ndeshjes, dhe ai mesazh me atë foto i zemëroi shumë madrilenët, sidomos lojtarët. Para ndeshjes, Jamal hodhi një postim në profilin e tij në Instagram, ku ishte një fotografi nga fëmijëria e tij, duke kujtuar progresin e tij, por edhe fitoren e tij me Barcelonën në Madrid kundër Realit sezonin e kaluar, me rezultatin e thellë 4:0.
“E lashë frikën time në park në Matar, shumë kohë më parë,” shkruante ai mbi këtë foto. Dhe këtë gjë lojtarët e Realit nuk e harruan dhe nisur nga fitorja dhe paraqitja inekzistente e Jamal në këtë takim ja kthyen reston me ngacmimet e tyre që për pak përfunduan në përplasje fizike. Versus.al
