MAGAZINË /

Përplasje mes Juxhinit dhe Armelës: Nuk je bodybuilder, nuk ti ula pantallonat

Shkruar nga Versus

Përplasje mes Juxhinit dhe Armelës: Nuk je bodybuilder, nuk ti ula

Juxhini dhe Armela diskutuan me njëri-tjetrin sot në lidhje me një situatë të pakëndshme të krijuar mes tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Aktori pretendon se banorja i ka ulur pantallonat, ndërkohë banorja e mohon këtë veprim duke thënë se nuk ka ndodhur kështu por ‘e ka prekur’.

Pjesë nga biseda:

Armela: Batuta ime, ajo që të ktheva ishte se unë ti kam larë vetë dhe nuk është se kam kuriozitet. Nuk është se ke je ndonjë bodybuilder dhe hajde se u bëra kurioz për ty

Juxhini: Kuriozitet nuk mund të kesh vetëm për bodybuilder

Armela: Po mirë, unë atë zgjodha

Juxhini: Edhe unë ndihem kurioz si jam, i kam katrore, i kam rrethore

Armela: Ti rri gjithë ditën pa bluzë, ti kam parë muskujt. Ti e kishe për gjë tjetër, se pa bluzë ishe. Prandaj unë u preka.

Juxhini: Po këto komentet bodybuilder

Armela: Të më thua mua ‘a je kurioze këtu poshtë’. Unë mos të them bodybuilder me shaka

Juxhini: Unë të thashë me shaka se isha në ekstazë, ndërsa ti e bëre me qëllim

Armela: E vendose se me shakatë ka një limit

Juxhini: Patjetër, po limitet i vendos ti, po ma vendosur ti limitin nuk e kuptoj shakanë. E më shaka të këtij tipi nuk ka.

Armela: Ne kemi qëndruar së bashku e kur ka ardhur puna të shtuna që duhej të rregullohej fustani, nëse të kujtohej me the ‘e rregulloj unë, fus dorën këtu’, thashë jo se kam siklet

Juxhini: Ti mi ule dhe unë të thashë ‘a je kurioze’

Armela: Nuk ti ula, ti preka

Juxhini: Ajo ishte batutë spontane dhe e pamenduar, erdhi si pasojë e reagimit tënd./Versus.al

Poll