MAGAZINË /

Pozoi me fanellën e Bayern-it, ultrasit e klubit gjerman dhunojnë lojtarin

Tifozët e Nurnberg e kanë cilësuar të papranueshëm veprimin e bërë nga lojtari.

Shkruar nga Versus

Pozoi me fanellën e Bayern-it, ultrasit e klubit gjerman dhunojnë

Një foto me fanellën e Bayernit, duket se i ka kushtuar shtrenjtë lojtarit Niklas Ëilson Sommer i cili luan për klubin e Nurnberg në Gjermani.

Mbrojtësi gjerman u sulmua në rrugët e qytetit gjerman duke pësuar dëmtime të shumta në fytyrë dhe kokë nga goditjet e ultrasve të skuadrës për të cilën luan.

Ai postoi në Instagram një foto ku dukeshin qartë plagët e shkaktuara nga goditjet e tifozëve, shoqëruar me shënimin, “saktësisht 10 orë më parë isha mirë”.

Pozoi me fanellën e Bayern-it, ultrasit e klubit gjerman dhunojnë
Foto e futbollistit pas dhunimit

Klubi i Nurnberg e mbrojti lojtarin duke thënë në një deklaratë se “nuk do të pranojë kurrë sulme fizike ndaj futbollistëve”. Versus.al

Poll