MAGAZINË /

Provokon gazetari shqiptar: Jam me Kroacinë, s’i kuptoj kosovarët që shqyejnë gurmazin për Shqipërinë!

Në një intervistë për mediat në Kosovë, Gjinovci është shprehur se është më shumë entuziast për Kroacinë sesa për Shqipërinë.

Shkruar nga B.SH

Provokon gazetari shqiptar: Jam me Kroacinë, s’i kuptoj

Deklarata e gazetarit kosovar Rron Gjinovci dhënë në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë është bërë virale në rrjete sociale.

Në një intervistë për mediat në Kosovë, Gjinovci është shprehur se është më shumë entuziast për Kroacinë sesa për Shqipërinë.

Arsyeja sipas Gjinovcit është se Kroacia po bën më shumë për Kosovës sesa Shqipëria.

“Më entuziast jam për Kroacinë nesër sesa për Shqipërinë, për arsye krejt politike. Më shumë bën Kroacia për neve sesa Shqipëria. E kam gjyshen kroate, e kam edhe një arsye shtesë. Kroacia na shet armë, e lufton aktivisht Serbinë për dallim nga Shqipëria që e mbështet Serbinë. Është vendi i parë [Shqipëria] që na ka vendos sanksione”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

“Nuk i kuptoj kosovarët që shkojnë harxhojnë para e shqyejnë gurmazin për Shqipërinë”, ka shtuar tutje ai.

Kroacia e Shqipëria përballen sot në Hamburg në ndeshjen e dytë të Grupit B. Kroacia u mposht nga Spanja, ndërsa Shqipëria nga Italia në ndeshjet e para.

 

Poll