Live Updates /

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë, autogoli na heq fitoren nga duart. Atmosferë elektrizuese në Hamburg

*Mbyllet me barazim 2-2 ndeshja Shqipëri-Kroaci për Euro 2024. Në një ndeshje të nisur vrullshëm, me një Qazim Laçi në superformë, një Manaj si shtyllë e sulmit dhe Strakoshën, një 'yll' në portë, Shqipëria barazoi në një ndeshje ku duhej të kishte fituar. *Golin e barazimit e shënoi Gjasula i cili i ktheu ‘borxhin’ Kombëtares Shqiptare pas autogolit që çoi në avantazh Kroacinë. *Kroacia bën dy gola brenda pak minutave. Goli i parë erdhi në minutën e 73 me një gol të shënuar në portën e Strakoshës nga Andrej Kramaric. Dhe vetëm 2 minuta më vonë, një autogol i Gjasulës dyfishoi rezultatin për ekipin kroat. *Stadiumi i Hamburgut oshëtiu nga thirrjet e tifozëve kuqezi ndërsa Laçi e Gjasula prekën rrjetën kroate. *Tifozat kuq e zi krijuan një atmosferë të çmendur në rrugët e Hamburgut ku dhe policët gjermanë nuk rezistuan pa u bashkuar. *Në rreshtimin e kuqezinjve Sylvinho uli në stol Seferin duke i bërë vend Laçit, ndërsa la jashtë Brojën duke aktivizuar Rei Manaj.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mbyllet me barazim 2-2 ndeshja Shqipëri-Kroaci për Euro 2024. Në një ndeshje të nisur vrullshëm, me një Qazim Laçi në superformë, një Manaj si shtyllë e sulmit dhe Strakoshën, një 'yll' në portë, Shqipëria barazoi në një ndeshje ku duhej të kishte fituar. *Golin e barazimit e shënoi Gjasula i cili i ktheu ‘borxhin’ Kombëtares Shqiptare pas autogolit që çoi në avantazh Kroacinë. *Kroacia bën dy gola brenda pak minutave. Goli i parë erdhi në minutën e 73 me një gol të shënuar në portën e Strakoshës nga Andrej Kramaric. Dhe vetëm 2 minuta më vonë, një autogol i Gjasulës dyfishoi rezultatin për ekipin kroat. *Stadiumi i Hamburgut oshëtiu nga thirrjet e tifozëve kuqezi ndërsa Laçi e Gjasula prekën rrjetën kroate. *Tifozat kuq e zi krijuan një atmosferë të çmendur në rrugët e Hamburgut ku dhe policët gjermanë nuk rezistuan pa u bashkuar. *Në rreshtimin e kuqezinjve Sylvinho uli në stol Seferin duke i bërë vend Laçit, ndërsa la jashtë Brojën duke aktivizuar Rei Manaj.

12 Postime
8 MUAJ ME PARE

Barazim mes drithërimash në superndeshjen me Kroacinë, autogoli na heq fitoren

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

 

Shqipëria ka bërë një superndeshje me Kroacinë, duke shënuar 3 nga katër golat e ndeshjes, njërin në portën tonë.

Me një ndeshje e nisur vrullshëm, me një Qazim Laçi në superformë, një Manaj si shtyllë e sulmit dhe mesfushën që ndërpriste aksionet e Kroacisë, Shqipëria barazoi në një ndeshje ku duhej të kishte fituar.

Laçi shënoi golin e parë në minutën e ‘10 pas asistit të Asanit dhe e gjithë pjesa e parë u mbyll me fitoren.

Pjesa e dytë e gjeti Kroacinë në sulm në kërkim të golit të barazimit që e gjeti Kramariç në minutën e ’74.

Vetëm pas dy minutash, Gjasula do të shënonte një autogol, minuta e ’76 që i dha epërsinë momentale Kroacisë.

Pas këtij momenti, trajneri Sylvinjo vendos të luaj gjithçka, duke futur në fushë Dakun dhe Hoxhën, të cilët i dhanë freskinë sulmit.

Pikërisht nga këto sulme të shpeshta, në minutën e ’95 të ndeshjes, Gjasula do të shënonte golin e dytë personal, dhe do ti jepte barazimin Shqipërisë.

Minutat e fundit ishin drithëruese për Shqipërinë, pasi dy aksione të shpejtë të Shqipërisë mund të na kishin dhënë fitoren, por në fund gjithçka u mbyll barazim me ballkanasit e Kroacisë.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Ka ende shpresë, barazon Shqipëria. Gjasula shlyen 'borxhin' e autogolit

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,
Momenti kur Gjasula shenon golin e barazimit

Shqipëria shënon golin e barazimit, ndërsa stadiumi i Hamburgut ka buçitur nga thirrjet. Goli është shënuar nga Gjasula, i cili i ka kthyer 'borxhin' Kombëtares pas autogolit që çoi në avantazh Kroacinë. 

Me barazimin e sotëm Shqipëria ka ende shpresë për të kaluar fazën e grupeve, ndërsa ndeshja e radhës është ajo me Spanjën. Nëse sot ekipi Kombëtar do të kishte marrë 3 pikëshin e fitores shanset e kalimit do të ishin shumë të larta, ndërsa tashmë do të jenë 2 ndeshjet e fundit, ajo Kroaci-Itali dhe Spanjë-Shqipëri që do të përcaktojnë dhe një nga ekipet që kalojnë fazën ku do të luajnë 16 ekipe, që deri tani duket të jetë një betejë mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Ka ende shpresë!/ Versus

8 MUAJ ME PARE

Përmbysi rezultatin, momenti kur Gjasula shënon autogolin

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

Kroacia ka kaluar në avantazh pas një autogoli nga mesfushori Klaus Gjasula.

Pas një goditje nga futbollisti kroat Pasalic topi devijohet nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës. 

8 MUAJ ME PARE

VIDEO / Shpartallohet Shqipëria për 2 minuta. Një gol i kroatëve e një autogol

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

Dy gola për dy minuta bën Kroacia në portën tonë.

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

Goli i parë erdhi në minutën e 73 me një gol të shënuar në portën e Strakohësh nga Andrej Kramaric.

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

Goli erdhi pas disa sulmeve të njëpasnjëshme të ekipit kroat dhe disa pritjeve.

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

Dhe vetëm 2 minuta më vonë, një autogol i Gjasulës dyfishoi rezultatin për ekipin kroat.

  

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shënon Shqipëria, Laçi shkund rrjetën kroate me goditje me kokë

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,
Laçi në momentin duke shënuar golin

Ka shpërthyer festa në stadiumin e Hamburgut. 

Mesfushori Qazim Laçi shënon golin e parë në minutën e 10 me asist të Asanit duke zbllokuar rezultatin për kombëtaren shqiptare. 

Ky është goli i katërt i Laçit me fanellën e Shqipërisë në 29 paraqitje. Jo keq për një mesfushor qendror.

Shqipëria po bën një paraqitje të mirë, ndonëse presioni është i madh edhe nga futbollistët kroatë.

   

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Atmosferës së çmendur të tifozave kuqezi u bashkohen dhe policët gjermanë, kërcejnë bashkë me ta

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,
Policët gjerman duke festuar me tifozat shqiptarë

Atmosferës së çmendur të krijuar nga tifozët kuqezi në rrugët e Hamburgut nuk i kanë rezistuar as policët gjermanë.

Para ndeshjes ata janë parë  me flamurin kuq e zi në duar dhe duke bërë shqiponjën në vallë me tifozat shqiptare duke treguar atmosferën e mirë në prag të duelit.

Ndeshja Shqipër -Kroaci do të zhvillohet në stadiumin stadiumin “Volksparkstadion” me 49 mijë vende ku pjesa më e madhe janë shqiptarë, ndërsa ndeshja nis në 15:00.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ 1 orë para ndeshjes, Kombëtarja shqiptare mbërrin në stadium, Sylvinho hyn i pari në dhomat e zhveshjes

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,
Lojtarët në dhomat e zhveshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbërriti në stadiumin e Hamburgut rreth orës 13:40 ku pritet të luajë sot ndeshjen ndaj Kroacisë që nis në orën 15:00. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme pasi autobusi i kombëtares mbërrin jashtë stadiumit, i pari që hyn në dhomat e zhveshjes është trajneri Sylvinho i ndjekur më pas nga stafi Teknik dhe lojtarët.

Futbollistët qëndruan për pak çaste në dhomat e zhveshjes më pas dolën në fushën e lojës për t’u ambientuar me stadiumin, shoqëruar me brohoritje të mbështetësve të zjarrtë të kombëtares shqiptare.

Stadiumi me kapacitet total 57 mijë tifozë pritet të ketë më së shumti tifozë kuqezinj. SHIKONI VIDEON!

8 MUAJ ME PARE

EURO 2024/ Sylvinho bën lëvizjen suprizë, lë në stol Brojën. Si do rreshtohen kuqezinjtë për sfidën me Kroacinë

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

Është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare në ndeshjen me Kroacinë.

Në rreshtimin e kuqezinjve për këtë sfidë, Sylvinho ka ulur në stol Seferin, duke i bërë vend Laçit në formacionin titullar.

Ndërkaq, Rei Manaj e nis nga minuta e parë në vend të Armando Brojës, i cili është në stolin e rezervave për këtë duel.

Formacioni:

Në portë: Strakosha

Në mbrojtje:

Hysaj, Mitaj, Ajeti dhe Gjimshiti

Në mesfushë: 

Asllani, Laçi dhe Ramadani

Në sulm:

Asani, Manaj dhe Bajrami. 

Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia. Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare për këto dy përfaqësuese.

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

 

8 MUAJ ME PARE

Bëri shqiponjën në ndeshjen Serbi - Angli/ UEFA përjashton nga Europiani gazetarin, Arlind Sadiku!

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga Europiani gazetarin nga Kosova, Arlind Sadikun, pasi në ndeshjen Serbi Angli më 16 qershor, ai bëri me duar simbolin e shqiponjës.

Gjesti i Sadikut erdhi pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve, e që UEFA nuk ka marrë asnjë masë.

Informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Kroaci – Shqipëri në stadiumin e Hamburgut

Gazetari është  ndaluar në hyrje të konferencës për media të Shqiperisë dhe i është konfiskuar akreditimi.

Gazetari nuk mund të raportoj sot në ndeshjen Kroaci - Shqipëri, dhe asnjë ndeshje tjetër të Europianit.

 

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Rrugët e Hamburgut gumëzhijnë nga kënga: Shqipëri o nëna ime! Tifozat kuqezi nisin festën me tupane dhe curle

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

Tifozat kuqezi nuk e kanë braktisur Kombëtaren e tyre edhe pas humbjes me Italinë.

Rrugët e Hamburgut janë veshur nga flamujt kuqezi dhe po gumëzhijnë nga kënga Shqipëri o nëna ime.

Shqiptarët që kanë vërshuar nga të gjitha anët e globit kanë qenë aty në mbështetje të kombëtares tonë.

8 MUAJ ME PARE

Sot ndeshja historike, kombëtarja kërkon fitoren përballë kroatëve! Tre ndryshime në formacionin e kuqezinjve

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,

Kombëtarja Shqiptare përballet sot në një ndeshje historike me Kroacinë në kuadër të “Euro 2024”. Të dy skuadrat kërkojnë me patjetër fitoren për të siguruar vijimësinë e tyre në kampionat.

Pavarësisht se dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira fqinjësie, skuadrat nuk janë përballur kurrë me njëra-tjetrën kështu që nuk ka statistika mes tyre. Të dyja skuadrat renditen në vendin e tretë dhe të katërt të grupit B me zero pikë.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut. Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë një francez, François Letexier. Dje kuqezinjtë zhvilluan stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe sot janë gati të përballen me kroatët pas humbjes ndaj Italisë.

Si risi për ndeshjen, Sylvinho ka vendosur të bëjë 3 ndryshime në formacion. Elseid Hysaj i cili u kritikua në masë nga tifozët për uljen e kokës që shkaktoi golin e dytë në ndeshjen me Italinë, nuk do të jetë pjesë e formacionit startues.

Po ashtu, Arbër Hoxha do të zëvendësojë Seferin si sulmues ndërsa Ismajli do të jetë në mbrojtje në vend të Ajetit. 57 mijë vende ka stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg dhe sërish pritet që tribunat të vishen kuqezi dhe të dominojnë tifozët shqiptarë, njëjtë si në ndeshjen me Italinë. Ndeshja e radhës do të jetë me Spanjën më 24 qershor. 

Formacionet e mundshme

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja

Kroacia: Livaković; Stanishiq, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriq, Kovaçiq; Pashaliq, Majer, Kramariq; Petkoviq

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,
Renditja në grupin B

8 MUAJ ME PARE

Sa pak shanse për Shqipërinë! Zbuloni parashikimin e superkompjuterit të Opta-s për ndeshjen sot

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,
Modriç dhe Bajrami

Kompania e specializuar e statistikave “OPTA” ka publikuar statistikat për duelin Kroaci-Shqipëri që zhvillohet sot në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut.

Kroacia rezulton të jetë favoritja e madhe për këtë duel, duke mposhtur Shqipërinë në 62.9% të simulimeve para ndeshjes në superkompjuter Opta.

Humbja e Shqipërisë kundër Italisë në ndeshjen e parë ishte humbja  e parë  që nga marsi 2023, duke i dhënë fund një serie shtatë ndeshjesh të pamposhtur në ndeshje të tilla (4 fitore, 3 barazime).

Kroacia ka humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit, po aq humbje sa në 29 ndeshjet e mëparshme.

Pasi të dyja pësuan humbje në hapat e tyre përkatëse të Grupit B, Kroacia dhe Shqipëria do të shpresojnë për një reagim pozitiv kur të përballen në Hamburg për ndeshjen e së mërkurës.

Kjo do të jetë përballja e parë mes Kroacisë dhe Shqipërisë në çdo kompeticion, megjithëse sipas parashikimeve të Opta-s, do të jetë skuadra e Dalic do të festojë fitoren pas rënies së bilbilit të mërkurën.  Shqipëria ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e saj të fundit kur u përball me një kombëtare për herë të parë, duke mundur Ishujt Faroe 3-1 në qershor 2023.

Shqipërisë nuk i jepet shumë shpresa nga superkompjuteri Opta pasi skuadra e Silvinjos triumfoi në vetëm 15.7% të 10,000 simulimeve para ndeshjes.

Kroacia është favoritja e fortë në Hamburg, duke fituar një 62.9% dominuese të SIM-ve të udhëhequra nga të dhënat për të marrë tre pikë në tabelë në Grupin B.  Ndërkohë përqëindja e barazimit është 21.3, sipas superkompjuterit. 

Euro 2022/ Shqipëria merr 1 pikë nga ndeshja me Kroacinë,
Parashikimi i OPTA-s mbi mundësinë e fitores së skuadrave

Poll