MAGAZINË /

“Pse shpif?” / Plas keq mes Livias dhe Rozanës, këngëtarja nuk përmbahet dhe shpërthen në lot

Rozana dhe Livia kanë patur një përballje mjaft të fortë, ku në një moment këngëtarja ka shpërthyer edhe në lot.

Shkruar nga Versus

“Pse shpif?” / Plas keq mes Livias dhe Rozanës,

Debate të shumta kanë përfshirë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ditën e sotme. Rozana dhe Livia kanë patur një përballje mjaft të fortë, ku në një moment këngëtarja ka shpërthyer edhe në lot.

Gjithçka nisi kur Gjesti i tha Livias që të mos merret me Danjën, por me Rozanën që mendon se ajo rrezikon të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa Livia i thoshte se nuk do merret me Rozanën në sy të të gjithëve, Gjesti i kthehej duke i thënë ‘që ajo po bën sikur ka probleme me zërin, por e ka në rregull’.

Këtu ka shpërthyer Rozana, e cila me zërin e ngjirur, i thotë atij që të mos tallet me këtë gjë. Më pas ajo hyri brenda dhe sërish fliste me zë të lartë. Laerti dhe Kelly u munduan që t’a qetësonin dhe të ruante zërin, por ajo nuk ndalej.

“E kam ruajtur që ditën e parë”, tha ajo për Livian, e cila në ato momente hyri brenda dhe e dëgjoi dhe e pyeti: “Kush të ka kërkuar për të më ruajtur? Pse shpif?”.

Edhe pse Laerti i tha Livias që të mos reagojë tani se nuk ishte momenti, dy banoret nisën një debat me tone të larta.

“Nuk të kam kërkuar me u fut, të kam thënë bëj ça të duash”, i tha Livia dhe këngëtarja i tha vetëm: ‘Ik larg, ik larg’.

Më pas Rozana ka shpërthyer në lot:

“Të m’a bëjë Gjesti dhe Livia mua. Nuk kam zë të thashë 100 herë. Vetëm e kam ruajtuar atë gocën. Të më thotë ajo mua 1001 gjëra që kam qarë si fëmijë për atë gocën”.

Poll