MAGAZINË /

Reshje shiu në jug, ja ku do shënohen temperaturat minimale sot

Parashikimi i motit, 1 prill

Shkruar nga Versus

Reshje shiu në jug, ja ku do shënohen temperaturat minimale sot  
Parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Jugor – Juglindor duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: