MAGAZINË /

Rivalët e ‘përjetshëm’/ Guardiola dhe Mourinho ‘përplasen’ sërish, në ... distancë

Shkruar nga Versus

Rivalët e ‘përjetshëm’/ Guardiola dhe Mourinho

Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, të dy trajnerë të mëdhenj e fitues, por krejtësisht të ndryshëm për futbollin që praktikojnë skuadrat e tyre.

Po ashtu, dihet botërorisht se mes spanjollit dhe portugezit nuk ka pasur kurrë ‘një ndjenjë’ të mirë dhe nuk ka patur asnjë rast, që një diskutim i tyre nuk ka prodhuar polemika.

Rasti më i fundit është përplasja në distancë dhe plot kunja mes dy teknikëve.

Gjithçka nisi me deklaratën e Guardiola-s pas gjestit që bëri ndaj tifozëve të Liverpool, i njëjtë me atë të Mourinho disa vite më parë.

‘Në fund të fundit jam i njëjtë me Jose. Vetëm se ai ka fituar tre herë dhe unë gjashtë Premier Liga’,- ishin fjalët e teknikut të Manchester City.

Sigurisht, që Murinho nuk i ka pritur me humor, ndërsa menjëherë ka nisur kundërsulmin.

‘Guardiola tha diçka në lidhje me mua. Unë kam fituar tre herë Premier, por e kam bërë në mënyrë të rregullt. Nuk dua të ngre trofe dhe të përballem me 150 çështje ligjore’,- ka thënë ‘Special One’, duke iu referuar akuzave me të cilat përballet Manchester City për shkelje të rregullave të ‘Fair Play Financiar’.