MAGAZINË /

Roland Sharka i komenton stilin e veshjes Arlind Qorit! Moderatori: Mund të duhet pak punë, por mund ta bëja unë!

Qori ka zgjedhur të përgjigjet me diplomaci, duke theksuar se këto komente nuk e shqetësojnë dhe se fokusi i tij mbetet tek puna dhe bisedat me qytetarët në terren.

Shkruar nga Versus
Roland Sharka i komenton stilin e veshjes Arlind Qorit! Moderatori: Mund të
Roland Sharka/ Arlind Qori

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka zhvilluar një intervistë me gazetarin Ronaldo Sharka, i cili ka tentuar ta vërë në "pozitë" duke komentuar paraqitjen e tij fizike.

Qori ka zgjedhur të përgjigjet me diplomaci, duke theksuar se këto komente nuk e shqetësojnë dhe se fokusi i tij mbetet tek puna dhe bisedat me qytetarët në terren.

Ronaldo Sharka: Dukeni simpatik.

Arlind Qori: Të falenderoj, s'ma kanë thënë shpesh këtë gjë. Të falenderoj. Çfarë nuk dëgjon njeriu në jetë.

Ronaldo Sharka: Mund të duhet pak punë, por këtë mund ta bëja unë. Nëse fiton zgjedhjet për kryebashkiak i Tiranës. Mendoj se do ishte më mirë pak më shumë stil.

Arlind Qori: Kohë e humbur nga gjëra të tjera. Takimet me njerëzit, studimet.

Ronaldo Sharka: Edhe pedagog, edhe kreu i Lëvizjes Bashkë me të njëjtat atlete edhe në studion e Grida Dumës dhe tek studiot e tjera, edhe këtu. Nuk është tentativë për t'iu vënë në siklet.

Arlind Qori: Nuk jetoj në siklet. Përkundrazi. Them se është kollaj të bësh gol me penallti me veshjen time sepse jam qëllimisht modest.

Ronaldo Sharka: Ka dhe nga ata që e humbin si Rey Manaj por mund ta rifitojmë prap pastaj. Edhe ju gjatë intervistës, nëse tu duk si gol me penallti mund të më bëni gola të tjerë në vazhdim.

Poll