Fitorja e Kosovës në transfertë përballë Suedisë ka shkaktuar pasoja edhe për Serbinë në tentativën e kësaj të fundit për të qenë pjesë e Botërorit 2026. Sipas platformës së statistikave “Football Meets Data”, rezultati do të thotë se Serbia nuk ka më asnjë mundësi për të përdorur biletën e Ligës së Kombeve për të arritur në fazën “play off” të Kupës së Botës.
Shanset e Serbisë për të qenë ndër 4 ekipet e Ligës së Kombeve që përfitojnë këtë rrugë kanë rënë në vetëm 0.2%, një rënie drastike që praktikisht i mbyll derën kësaj alternative.
Kjo do të thotë se përfaqësuesja serbe duhet të mbyllë grupin e saj në vendin e dytë në mënyrë që të shkojë në “play off”, diçka që sipas të njëjtit model ka vetëm 21% mundësi të ndodhë. Versus.al







