MAGAZINË /

RTSH i fshin projektin muzikor të Fest63, Elvana Gjata: Nuk mund ta kuptoj pse po ndodh kjo

Por ç’po ndodh mes Elvana Gjatës dhe RTSH-së.

Shkruar nga Versus
RTSH i fshin projektin muzikor të Fest63, Elvana Gjata: Nuk mund ta
Elvana Gjata


Siç është bërë e ditur dhe më herët këngëtarja Elvana Gjata do të jetë pjesmarrëse në edicioni e 63-të në Festivalin e Këngës e organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar.

Ajo ka zgjedhur një këngë me ritme latine dhe është një ndër emrat e përfolur për të përfaqësuar vendin tonë në garën e madhe të muzikës në Eurovizion.

Por ditën e sotme përmes një reagimi në kanalet e saj të komunikimit, këngëtarja ka ndarë një video nga këngët pjesmarrëse të këtij edicioni të publikuara nga RTSH ku shihet se projekti i saj muzikor ishte zhdukur.

“Përsëri... nuk mund ta di apo ta kuptoj pse po ndodh kjo, por e sigurtë që nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Në çdo rast, nuk mund të bëj asgjë në këtë video sepse nuk është kanali im. Ne jemi duke vlerësuar opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin.” shkruan në reagimin e saj këngëtarja./Versus.al

RTSH i fshin projektin muzikor të Fest63, Elvana Gjata: Nuk mund ta

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: