
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja vijon të jetë futbollist i skuadrës së “Chelsea”-pavarësisht se nuk është në planet e bluve të Londrës.
E ardhmja e tij duket të jetë larg Stamford Bridge me disa klube që kanë shprehur interes për të riun shqiptar. Por Chelsea pavarësisht interesimit, nuk ka marrë vendimin për të shitur kartonin e tij pas synon që të fitojë të paktën rreth 40 milionë euro.
Evertoni i ka bërë një ofertë zyrtare prej 32 milionë eurove, ofertë që është hedhur poshtë nga Chelsea.
Broja ishte në listën e dëshirave edhe të West Ham, por Çekanët tanimë kanë nënshkruar me gjermanin Niklas Fullkrug duke u larguar nga gara për shqiptarin. Versus.al







