
Aktori i humorit Kosovar, Osman Azemi ka bërë një deklaratë të pazakontë për qëndrimin e shqiptarëve ndaj kosovarëve.
Ai u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ato të Kosovës.
Duke përmenduar emra të njohur si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë, ai u tha për ‘Kosova Today’ se shqiptarët ndjejnë xhelozi që nuk kanë emra kaq të shquar të kombit të tyre.
Azemi ka bërë krahasime edhe për sa i përket arritjeve në fushën e sportit, ku cilësoi se Kosova ka dhënë një kontribut më të madh.
Deklarata e tij duket se arriti kulmin në momentin që tha se në të ardhmen mund të udhëtonte nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo më nga Kukësi.
“Ne nuk jemi në krahinën e Shqipërisë. Këtë duhet me kuptu Shqipëria. Unë e kuptoj që Shqipëria i ka disa komplekse që nuk e ka një trajner si Toni Kuka, Majlinda Kelmendi, nuk e ka Rita Orën, Dua Lipën...e kuptoj.
E kuptoj xhelozinë që nuk e kanë një Xherdan Shaqiri, një Granit Xhaka, a po më kupton, por ne nuk duam me shku andej.
Ne jemi dhe më të mirë në futboll, ne kemi dhënë dhe kontribut shumë të madh...ne i kemi mësuar si të jenë tifozë të mirë dhe atëherë ça më mbetet mua që unë kur të udhëtoj mos udhëtoj më nga Kukësi, por të udhëtoj nga Rozhaja. Se e di me e bojkotu këtë gjë”, tha ai ndër të tjera./ Versus.al







