Një video e publikuar nga media britanike The Sun po bën xhiron në rrjete sociale.
Në video shohet gjyqtari i pezulluar i Premier Ligës, David Coote duke thithur kokainë teksa përdor një kartëmonedhë dollari.
Videoja është xhiruar më 6 korrik të këtij viti një ditë pas ndeshjes çerekfinale të Euro 2024 mes Francës dhe Portugalisë , ku ai veproi si një zyrtar mbështetës i VAR-it.
Media britanike shkruan se besohet se ai filmoi veten në dhomën e tij të hotelit të financuar nga UEFA që përdori gjatë turnuet.
Coote, 42 vjeç, u pezullua nga PGMOL, organi qeverisës për gjyqtarët profesionistë, këtë javë pasi u shfaq një video e veçantë në të cilën ai, përsëri me sy të hapur, e quan ish-trajnerin e Liverpool-it, Jurgen Klopp, një “gjerman budalla”./ Versus.al