MAGAZINË /

Sllovenia 'frikësohet' nga tifozët e Kosovës, merr vendim të çuditshëm

Shkruar nga Versus

Sllovenia 'frikësohet' nga tifozët e Kosovës, merr

Federata Sllovene e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët e saj se nuk do të lejohen të hyjnë në stadium pa pasur ndonjë simbol të Sllovenisë ose kombëtares sllovene.

Nga frika se biletat po blihen nga tifozët shqiptarë, Federata Sllovene edhe e ndaloi shitjen e tyre para pak ditëve, ndërsa sot (e diele) informoi se i tërë stadiumi është shitur.

Megjithatë, ajo që ka rënë në sy është edhe vendimi i çuditshëm i Federatës Sllovene, që ka konfirmuar se përpos në sektorin e mysafirëve, askush nuk do të lejohet të hyjë pa simbolet e Sllovenisë.

“Më pak se një muaj para ndeshjes së fundit të Kombëtares së Sllovenisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, janë shitur të gjitha biletat për përballjen mes Sllovenisë dhe Kosovës”.

“Stadiumi “Stozice” do të jetë sërish i mbushur më 15 nëntor, ndërsa Federata e Futbollit të Sllovenisë u bën thirrje të gjithë mbajtësve të biletave të sillen në mënyrë sportive në tribuna. Hyrja në stadium (me përjashtim të sektorit të tifozëve mysafirë) do të jetë e mundur vetëm me simbolet e Sllovenisë dhe të kombëtares sllovene”, njofton Federata.

Për Kosovën përballja ndaj Sllovenisë do të jetë “jetike”, pasi me një pikë të fituar do ta siguronte edhe matematikisht play-offin. Versus.al

 

Poll