Reperi i njohur nga Kosova Fero, do të jetë i ftuari i rradhës në emisionin e Arbana Osmanit, dhe publikimi i trilerit është shoqëruar me shumë diskutime. Në një video të shkurtër të bërë publike sot, është përfolur shumë një deklaratë “e dëshpëruar” e reperit për të takuar vajzën e tij.
Pjesa që ka qarkulluar në mediat sociale është momenti kur dëgjohet Fero duke thënë “Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”
Deklaratë e tiij vjen pas periudhës së trazuar që pasoi ndarjen e bujshme të tij me modelen dhe blogeren e njohur, Arbenita Ismajli. Mes tyre pati akuza të bujshme e fyerje, ndërsa Arbenita pretendon se reperi e ka dhunuar gjatë kohës që kanë qenë bashkë.
Fero dhe Arbenita kanë bashkë një vajzë, të cilën reperi nuk e ka parë për një kohë të gjatë, dhe në këtë intervistë duket se ai synon të tregojë versionin e tij të ngjarjeve. Versus.al







