MAGAZINË /

"Të erdhi inat që nuk fitove 100 mijë euro", Jul Deda u kthehet ndjekësve

Duke u përmendur vetëm shkronjë e parë të emrit, Juli nënkuptoi se bëhet fjalë për ndjekës të Romeos dhe Eglës të cilët i shkruajnë mesazhe të tilla.

Shkruar nga Versus
"Të erdhi inat që nuk fitove 100 mijë euro", Jul Deda u
Aktori, Julian Deda

Finalisti i Big Brother VIP3, Julian Deda së fundmi ka reaguar ndaj komenteve të fansave të cilët i shkruajnë për çmimin e madh të cilin nuk arriti ta fitonte.

Ai është përgjigjur duke thënë se e konsideron më të rëndësishme dashamirësinë e njerëzve sesa paratë e çmimit të madh.

“Përshendetje të gjithë fansave me profile fallco të E dhe R, që me shkruani ne inbox, duke dashur te me intimidoni me fjalinë e famshme “te erdhi inat që nuk more 100 mije Euro”.

Si fillim, unë e kam thënë edhe brenda shtepisë, se më i rendesishëm për mua ishte prezantimi para publikut ne modulin BIO. Kam thënë gjithashtu që më intereson më shume fitorja se sa leket ne vetvete. Gjithkujt i duhen 100 mije Euro, por jo gjithkush e kupton sa e rendesishme është dashamiresia e njerezve, qe vertete nuk të mbush xhepat, por shpirtin, zemrën dhe mendjen ti mbushin plot.

Por, për merakun tuaj, sapo ti bëj 100 mijë Euro, do ju lajmëroj, që të flini rehat ju bashkë me E dhe R…!”, shkruan Juli.

Poll