Televizioni rus transmeton foto nudo të Melania Trump.
"Tani që burri i Melania Trump ka fituar, ajo po përgatitet të hyjë në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë," tha prezantuesi Yevgeny Popov, i cili drejton emisionin me gruan e tij, Olga Skabeyeva. “Kështu dukej ajo në vitet 2000, foto nga koha kur Zonja e Parë e ardhshme ishte duke u bërë modele.
Melania Trump tashmë ka pozuar disa herë nudo. Në mesin e viteve 1990, ajo u shfaq në një revistë për meshkuj e veshur vetëm me taka të larta. Një nga imazhet e shfaq edhe atë në një moment intim me një grua tjetër të zhveshur. Në vitin 2000, ndërsa takohej me Donald Trump, ajo u shfaq në kopertinën e revistës për burra "GQ". Fotot janë bërë në Boeing 727 të Trump.
Shtatorin e kaluar, Melania Trump mbrojti punën e saj si modele në një video të postuar në rrjetet e saj sociale para publikimit të kujtimeve të saj. Ajo i quajti fotot "art" dhe "një homazh për trupin e njeriut".







