
Ditë më parë foto të kapura nga paparazzi treguan këngëtaren shqiptare Eneda Tarifën në shoqërinë e partnerit të saj, Genti Lasku me një pamje të re dhe të guximshme.
Kjo prerje kaq stil, moderne dhe e guximxhme i ka dhënë këngëtares një potret rebel shumë më ndryshe nga ai potreti me të cilin jemi mësuar ta shohim.
Por burime të ‘IMA’ kanë konfirmuar se arsyeja pse Eneda ndryshoi look-un e saj është pjesmarrja në festivalin ‘Kënga Magjike 2024’ me këngën e saj të re të titulluar ‘Më Fortë.’
Ndryshimi i saj i flokëve, që për shumë dukej i pazakontë, është pjesë e një performace të veçantë skenike që këngëtarja ka përgatitur për festivalin. Për skenën dhe veshjen e saj është kujdesur stilisti i njohur Joni Peçi, i cili ka sjellë një pamje të guximshme për Enedën.
Ky bashkëpunim mes Enedës dhe Jonit ka ngjallur shumë pritshmëri për atë që do të shohim në skenë, ndërsa publiku mezi pret ta shohë këngëtaren me imazhin e saj të ri dhe energjinë e fuqishme që pritet të përcjellë me këngën “Më Fortë”./Versus.al







