MAGAZINË /

U rendit e 2-ta në “Fest 63”, reagon Elvana Gjata: Le ta mbajmë bisedën pa gjuhën e urrejtjes

Ajo shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që ka marrë dhe premton t’ua kthejë këtë dashuri dhjetëfish përmes muzikës së saj.

Shkruar nga Versus
U rendit e 2-ta në “Fest 63”, reagon Elvana Gjata: Le ta
Elvana Gjata

Elvana Gjata, ka ndarë një mesazh të ngrohtë me ndjekësit e saj në Instagram pas përfundimit të Festivalit të Këngës në RTSH, ku ajo arriti deri në finale.

Në mesazhin e saj, Elvana falënderon fansat për dashurinë, votat dhe mesazhet e shumta që ka marrë gjatë FIK63. Ajo shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që ka marrë dhe premton t’ua kthejë këtë dashuri dhjetëfish përmes muzikës së saj.

Postimi i Elvana Gjatës

Faleminderit për gjithë dashurinë, votat tuaja dhe mesazhet e panumërta që më keni dërguar gjatë FIK63. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që më mbështetën gjatë gjithë rrugës për në finale dhe premtoj ta kthej këtë dashuri dhjetëfish përmes muzikë. I uroj gjithmonë më të mirën vendit tim dhe kujtdo që e përfaqëson atë në skenat ndërkombëtare. E njëjta gjë vlen edhe për Shkodra Elektronik. Unë e mirëpres kritikat konstruktive pasi më ndihmon të bëj më të mirën, por le ta mbajmë bisedën pa gjuhën e urrejtjes - ajo nuk ka vend në muzikë apo kudo tjetër./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: