MAGAZINË /

Çudit Spalletti, 'ping pong' me përgjegjësinë: "Me këto lojtarë s'bëja dot më shumë, goli i dytë na..."

Pasi Zvicra i mundi 2-0 në 1/8 e Evropianit, Spalletti tha se do të marrë përgjegjësitë dhe tregoi se do flasë me kreun e Federatës.

Shkruar nga a.b.

Çudit Spalletti, 'ping pong' me përgjegjësinë:

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti tha pas eliminimit nga Euro 2024 se me këta lojtarë nuk mund të bënte më shumë.

Pasi Zvicra i mundi 2-0 në 1/8 e Evropianit, Spalletti tha se do të marrë përgjegjësitë dhe tregoi se do flasë me kreun e Federatës.

“Nuk kam pasur shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur Europianin. Ishim nën ritëm dhe pastaj bëhet e vështirë. Goli i dytë na “preu gjunjët”. Për fat të keq ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, nuk ishim në kushtet për të bërë diçka më shumë.

Përgjegjësia është gjithmonë e trajnerit, zgjedhjet i kam bërë unë. Do të flas me Presidentin e Federatës sepse me mua është sjellë shumë mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Spalletti.

Çudit Spalletti, 'ping pong' me përgjegjësinë:

Duke folur për golin e dytë të shënuar nga Vargas, Spalletti tha se:  

“Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu këmbët, nuk ishim shumë të mprehtë. Ajo që bëri diferencën është ritmi, ne kishim një ritëm shumë inferior se ata në pjesën e parë. Edhe në lojtarët individualë atje ishte një ritëm tjetër. Ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, unë i ndryshova lojtarët duke i lënë të rikuperohen dhe ndoshta për momentin këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq. Kupa e Botës? Një diskutim që do të bëhet më vonë, duhet vazhdimësi dhe sakrifica, në shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, deklaroi ai.

Poll