Pas publikimit të disa fotove mëngjesin e sotëm, ku shihen Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi, dy ish-banorë të "Big Brother Albania", duke u puthur në buzë, rrjeti ka shpërthyer me komentet dhe thashethemet. Pyetja që ka ngjallur kuriozitet të madh është: A ka diçka mes tyre në jetën reale?
Ndërsa fansat kanë nisur të spekulojnë dhe të imagjinojnë për një lidhje të mundshme, burime të sigurta bëjnë të ditur se ky moment është pjesë e një skene filmi dhe nuk ka të bëjë fare me një histori dashurie të re.
Meritoni dhe Erjola ndodheshin në xhirimet e një filmi, dhe puthja që ka bërë xhiron e rrjetit është pjesë e një skene të veçantë që do të shfaqet në këtë produksion, i cili pritet të publikohet në muajin tetor.
Pavarësisht se fotot kanë ndezur menjëherë imagjinatën e ndjekësve, duket se kjo është thjesht pjesë e artit dhe jo një romancë në jetën e tyre personale.







