MAGAZINË /

Vëllezërit Veshaj “në garë” me Eglën dhe Julin për drejtimin e këtij programi

Shkruar nga Versus

Vëllezërit Veshaj “në garë” me Eglën dhe

Sezoni i ri televiziv pritet të ketë shumë surpriza duke u përqendruar kryesisht edhe tek ish-banorët e Big Brother VIP të cilët janë “në garë” me njëri-tjetrin për projekte të ndryshme.

Sipas VIP Magazinë, fituesja e edicionit të tretë të BBVIP, Egla Celo dhe aktori Julian Deda mund të marrin në dorë prezantimin e emisionit satiro-investigativ Fiks-Fare.

Por alternativë janë edhe vëllezërit, Romeo dhe Donald Veshaj të cilët së fundmi raportohet se kanë prishur marrëdhëniet me produksionin e TCH pas fitores së Egla Cenos.

Ndërkohë, ata kanë shkëmbyer edhe mesazhe thumbuese në rrjete sociale dhe ndjekësit i kanë ndjekur me shumë kureshtje. Versus.al

Poll